Dortmund i jep leksion Mainzit (VIDEO)

Borussia Dortmund ka shënuar një fitore të lehtë ndaj Mainzit, me rezultat 4-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e 15-të në Bundesligë.

Marco Reus i kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 32’.

Jadon Sancho e dyfishoi epërsinë në minutën e 66’.

Epërsinë e trefishoi belgu Thorgan Hazard në minutën e 69’.

Schulz shënoi në minutën e 84’ për rezultatin përfundimtar të ndeshjes 4-0.

Pas kësaj fitoreje Dortmund pozicionohet në vendin e tretë me 29 pikë.

PËR T’I PARË GOLAT E NDESHJES KLIKONI KËTU.