Dortmund fiton si mysafir ndaj Gladbachit

Borussia Dortmund ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj Bourssia Monchengladbachit me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 25-të në Bundesligë.

Kjo fitore, Dortmundin e mbanë në garë për titullin e kampionët, pasi pozicionohen në vendin e dytë me 51 pikë, një pikë më pak se Bayerni që është në vendin e parë.

Monchengladbach mbetet në vendin e pestë me 46 pikë.

Thorgan Hazard i kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 8’ pas asistimit të Haalandit.

Në pjesën e dytë, vendasit e barazuan rezultatin në minutën e 50’ me Lars Stindl.

Golin e fitores për Dortmundin e shënoi Achraf Hakimi në minutën e 71’.