Donjeta Sadiku kalon në gjysmëfinale të turneut ndërkombëtar ‘Stradnja”, në Sofia të Bullgarisë

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku, ka arritur në gjysmëfinale të turneut ndërkombëtar në Stradnja të Bullgarisë.

Sadiku ka mposhtur boksieren ruse Ordina Aleksandrova me rezultat 5-0, në kategorinë deri në 60 kilogramë duke u kualifikuar në gjysmëfinale.

Ndërkaq, boksieri kosovar Besart Piriva u mposht nga ukrainasi, Kost Maxym.

Boksierët tjerë, Patriot Behrami (69 kg) dhe Shpëtim Bajoku (63 kg) pësuan humbje, përkundër se Bajoku me potencialin e shfaqur ka mundur t’i takojë edhe fitorja.