Donis Avdijaj pendohet që e kishte refuzuar Liverpoolin

Sulmuesi anësor Donis Avdijaj konsiderohej si njëri prej talentëve më premtues sa ishte pjesë e Schalkes.

Avdijaj kishte klauzolë për largimin e tij nga klubi gjerman në vlerë prej 50 milionë eurove, por karriera e tij ka ndryshuar në dy vitet e fundit rrënjësisht pas probleve personale që i kishte me disa klube ku luajti sulmuesi kosovar.

Avdijaj në një intervistë për “Sport1”, ka thënë se është penduar që e kishte refuzuar një ofertë nga Liverpooli, duke nënshkruar kontratë afatgjatë me Schalken.

“Gabimi im më i madh, për të cilin pendohem shumë, ishte kur refuzova një ofertë të madhe nga Liverpooli para se të nënshkruaja kontratë të gjatë me Schalken, klubin e zemrës. Kam pasur edhe një ofertë nga Real Madridi”, ka zbuluar Avdijaj gjatë ditës së sotme.

23 vjeçari ka treguar se tani ka pranuar disa oferta të cialt do t’i shqyrtroj me qetësi.

“Skocia ishte një ambient i ri për mua, por si përvojë ia vlejti. Kam besim se do të gjej një klub që më dëshiron. Aktualisht ka disa klube të ligave të mëdha evropiane që janë duke u interesuar për mua, por unë do të vendosi me qetësi për të ardhmen time”, ka thënë Avdijaj.

Donis Avdijaj në gjashtë muajt e fundit ishte pjesë e skuadrës skoceze Heart më të cilën i ka përfunduar kontrata dhe është lojtar i lirë.

Avidjaj po ashtu paraqitet edhe për Kombëtaren e Kosovës ku deri më tani i ka luajtur gjashtë ndeshje duke i shënuar dy gola.

 

 

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!