Distria në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike

Distria Krasniqi e ka fituar edhe luftën e dytë në xhudo në Lojërat Olimpike Tokio 2020. Ajo në arenën ‘Nippon Budokan’ në Tokio të Japonisë e ka mposhtur xhudisten e Taipeit Kinez, Chen-Hao Lin.

Meçi çerekfinal i kategorisë deri 48 kilogram u vendos fare shpejtë, për 19 sekonda. Urantsetseg Munkhbat e Mongolisë është kundërshtarja e Distria Krasniqit në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike.

Distria Krasniqi e nisi me fitore garën në kategorinë deri 48 kilogramë në Lojërat Olimpike. Në kuadër të raundit të dytë, Distria e ka mposhtur brazilianen Gabriela Chibana. Ndaj saj fitoi me hedhje të bukur, me Ippon. Rrethin e parë, Distria Krasniqi e kaloi pa luftë.