Distria Krasniqi shkon në finale
05.2.2022 - 15:41
Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka shkuar në finale të Grand Slamit të Parisit.
26-vjeçarja në gjysmëfinalen e garës së famshme në Francë, fitoi përballë xhudistes zvicerane, Fabienne Kocher, në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Momentalisht është duke u zhvilluar gara e Grand Slam në Paris të Francës, ku ekipi kosovar i xhudos po merr pjesë me katër garues.
Xhudistët që po përfaqësojnë Kosovën janë: Distria Krasniqi, Flaka Loxha, Laura Fazliu dhe Akil Gjakova.
Tre të fundit, respektivisht Loxha, Fazliu dhe Gjakova kanë përfunduar garën, kurse Distria Krasniqi ende vazhdon./21Media