Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare ‘Oran 2022’

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka fituar medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare ‘Oran 2022’.

Krasniqi në finale mposhti kroaten Ana Viktorija, ndërsa kjo është medalja e parë e Kosovës në këtë lojëra.

Në ndërkohë, fitoren e Krasniqit e ka uruar edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, i cili ka falënderuar xhudisten për përfaqësimin dinjitoz të shtetit.

“Faleminderit Distrias por dhe të gjithë sportistëve tanë për përfaqësimin dinjitoz të shtetit tonë në këto gara.Me punën dhe përkushtimin tuaj jeni shëndrruar në frymëzim për të rinjtë e për të gjithë ne”, ka shkruar Çeku.