Distria Krasniqi e artë në Gjeorgji
03.6.2022 - 16:36
Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë, në kategorinë -52kg.
Sipas njoftimit të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Krasniqi që ishte e vetmja xhudiste nga Kosova në këtë garë, në finale mundi Reka Pupp nga Hungaria.
Ndërsa në përgjithësi, kampionia olimpike shënoi katër fitore, prej tyre të parën e kaloi pa luftë.