Dinamo Zagrebi eliminon Tottenhamin nga Liga e Europës

Dinamo Zagrebi ka shkruar historinë duke u kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Europës, pas fitores me rezultat 3-0, ndaj Tottenhamit në kuadër të ndeshjes kthyese të 1/8 së finales.

Anglezët e kishin fituar ndeshjen e parë me rezultat 2-0, por nuk i mjaftoi për t’u kualifikuar në rundin tjetër.

Sulmuesi kroat, Mishlav Orshiq ka shkëlqyer duke shënuar hat-trick.

Orshiq shënoi për 1-0, në minutën e 62’.

Për 2-0, 28 vjeçari shënoi në minutën e 83’.

Mishlav Orshiq shënoi golin e kualifikimit në minutën e 106’.

Arijan Ademi luajti për 90 minuta te kroatët, kurse Lirim Kastrati ishte në bankën rezervë duke mos u inkuadruar fare në lojë.