Diego Simeone mund ta marrë drejtimin e Arsenalit

Atletico Madrid nuk e ka nisur mirë sezonin 2019/2020, në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve.

Madrilenët, kanë mbetur mbrapa në garën për titullin e kampionit në La Liga, dhe ende nuk e kanë siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Forma e dobët e Atleticos, ka shtyrë drejtuesit e klubit që të mendojnë për shkarkimin e Diego Simeones, shkruan gazeta spanjolle Marca.

Por, gazeta angleze “Mirror”, shkruan se Diego Simeone mund të gjej punë menjëherë, duke e marrë drejtimin e skuadrës londineze Arsenal.

Arsenal para një jave e ka shkarkuar Unai Emeryn, prej postit të trajnerit për arsye të rezultateve të dobëta.

Në vend të Emery, si zëvendësues i tij përkohësisht është emëruar Freddie Ljunberg.

Kujtojmë se Diego Simeone është në krye të Aetletico Madridit, prej vitit 2011.