Diego Simeone infektohet me COVID-19

Atletico Madridi nuk ka marrë lajm të mirë para fillimit të La Ligas.

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka rezultuar pozitiv në testet për coronavirus.

Siemeone është izoluar të premtën pas testimit, ka bërë të ditur Atletico.

“Ekipi i parë dhe stafi u testuan të premten, menjëherë pas rikthimit nga kampi në Los Angeles, pasi u kuptua se një anëtar i grupit rezultoi pozitiv në testet e së enjtes. Pas analizave të testeve të reja, u kuptua se edhe trajneri, Diego Pablo Simeone, ka rezultuar pozitiv. Ai s’ka simptoma dhe është izoluar në shtëpi”, ka njoftuar Atletico.