Ilustrimi: Wall Paper Flare

Dhunë në basketbollin kosovar, KB Peja thotë se janë sulmuar në Prizren

Në ndeshjen e pestë të Play-off të Five Star Superligës së Kosovës në basketboll, ndërmjet Ponte Prizrenit dhe KB Pejës, është raportuar për dhunë në parket.

KB Peja, përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka thënë se pas përfundimit të pjesës së parë, disa shikues dhe një pjesë e stafit të ekipit vendas kanë sulmuar ekipin e tyre.

“Deri sa ekipa ishte duke u larguar drejt zhveshtoreve për pushimin e pjesës së parë, shikuesit dhe një pjesë e stafit e lojtarëve të ekipës vendase na janë vërsulur si më keq ndaj ekipës tonë”, thuhet në postimin e KB Peja.

Sipas tyre, nga kjo ngjarje ka edhe të lënduar.

Kjo ndeshje është e vlerfshme pasi vendos se kush do të jetë finalisti i finales së madhe të Supërligës së Kosovës në basketboll.

KALLXO.com po pret koment lidhur me këtë nga skuadra Ponte Prizren.