Dështon “inovacioni” i tifozëve në Gjilan, ndërhynë policia   

Policia e Kosovës është detyruar të ndërhyjë në Gjilanë ku po zhvillohet derbi i Supërligës, Drita-Gjilani.

Policia është vendosur në objektin e Shkolla e Muzikës, që është afër stadiumit të qytetit, për të pamundësuar grumbullimin e tifozëve për të shikuar ndeshjen.

Që nga vendosja e masave anti-COVID duke i ndaluar ndeshjet e futbollit me shikues, tifozët e të dy ekipeve i kanë shikuar ndeshjet e kaluara nga shkolla e muzikës.

Por kësaj radhe, plani ka dështuar, pasi Policia për shkak të konflikteve të mundshme ia ka ndaluar tifozët e të dy ekipeve.