Derbi i Manchesterit i takon Unitedit (VIDEO)

Manchester United e ka mposhtur Manchester Cityn në “Etihad Stadium”, me rezultat 2-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e 16-të në Premierligë.

Marcus Rashford  i kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 23’ nga penalltia.

Për dyfishimin e epërsisë u përkujdes Martial në minutën e 29’.

Manchester City golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi në minutën e 85’ me Otamendin.

Pas kësaj fitoreje City pozicionohet në vendin e tretë me 32 pikë.

Kurse Manchester United në vendin e pestë me 24 pikë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.