Derbi i Manchesterit i takon Unitedit (VIDEO)

Manchester Unitedi ka triumfuar në derbin lokal ndaj Manchester Cityt me rezultat 2-0, ndeshje  e vlefshme për xhiron e 29-të në Premierligë.

Anthony Martial e kaloi Unitedin në epërsi në minutën e 30’ pas një asistimi të bukur nga Bruno Fernandes.

Golin e dytë e shënoi mesfushori McTominay në minutën e 90+7’ pas një gabimi të portierit të Manchester Cityt.

Pas kësaj fitoreje Manchester United pozicionohet në vendin e pestë me 45 pikë.

Kurse Manchester City pozicionohet në vendin e dytë me 58 pikë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.