Derbi Drita - Gjilani, këto janë formacionet zyrtare (Foto)

Janë bërë publike formacionet zyrtare për derbin Drita – Gjilani, që luhet nga ora 17:00, në stadiumin e qytetit.

Kjo ndeshje luhet në kuadër të xhiros së 31-të në Superligën e Kosovës.

Drita aktualisht pozicionohet në vendin e parë me 65 pikë. Gjilani në vendi e tretë me 61 pikë.