Depay arrinë marrëveshje me Barcelonën

Sulmuesi holandez Mehmpis Depay do të largohet nga Olimpic Lyoni.

Holandezi do t’i bashkohet skuadrës së Barcelonës.

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman e njeh mirë sulmuesin holandez dhe e dëshiron me çdo kusht në “Camp Nou”, për sezonin e ri.

Sky Sport Italia, shkruan se Depay ka arritur marrëveshje me Barcelonën për transferimin e tij në Spanjë.

Barcelona ende nuk ka bërë ofertë zyrtare në drejtim të Lyonit, pasi pret që t’i shes disa lojtarë në fillim pastaj të bëj blerje të reja.