Dënohet futbollisti i Bayern Munich

Gjykata e Madridit ka marrë vendim që futbollisti francez që luan tek gjigandi gjerman Bayern Munich, Lucas Hernandez të mos dënohet me burg.

Lucas Hernandez kishte apeluar vendimin Gjykata ka vendosur që ai të mos vuaj dënimin me burg por që të paguajë një gjobë prej 96 mijë euro si dhe është dënuar me kusht në një periudhë 4 vjeçare ku brenda kësaj periudhë Lucas nuk duhet që të kryer ndonjë shkelje ligjore.

‘’Lucas Hernandez dhe partnerja e tij, tashmë grua, u dënuan në shkurt 2017 për dhunë në familje pas një sherri. Gjykata e Madridit i dënoi të dy me 31 ditë shërbim në komunitet dhe i pengoi ata të afroheshin ose të komunikonin me çdo mjet për gjashtë muaj, duke lëshuar një urdhër ndalimi’’ raporton Sky Sport.

Futbollisti i Francës dënohet me gjashtë muaj burgim