Denis Haliti e konfirmon për KALLXO.com largimin nga Dukagjini

Skuadra e Dukagjinit nga Klina, e ka mbyllur sezonin vjeshtor në vendin e fundit në Superligën e Kosovës në Futboll, me vetëm tetë pikë nga 17 ndeshje.

Pozita e fundit në tabelë, ka bërë që disa lojtarë të largohen nga kjo skuadër.

Lojtari i fundit që është larguar nga Dukagjini, është Denis Haliti.

Denis Haliti e ka konfirmuar ekskluzivisht për KALLXO.com, se është larguar nga Dukagjini në marrëveshje të dy anshme.

“Sot pas marrëveshjes të dy anshme me drejtorin e klubit e konfirmoj largimin”, ka thënë Haliti ekskluzivisht për KALLXO.com.

Ai ka thënë se ka oferta, por nuk ka preferuar t’i cek ekipet që po i kërkojnë shërbimet e tij.

“Kam oferta, por për shkak të korrektësisë nuk dua ta ceki me emra”, ka thënë Haliti për Kallxo.com.

Kujtojmë se mbrojtësi i krahut të majtë iu bashkua skuadrës së Dukagjinit gjatë afatit kalimtar të verës nga skuadra e Dritës.

Haliti ka qenë kampion i Kosovës me skuadrën e Dritës.

Nga kjo skuadër janë larguar edhe portieri Flamur Neziri dhe mbrojtësi Leotrim Beqiri.