Dembele pranon transferimin në Juventus

Sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele, pritet të largohet nga Camp Nou, në merkaton e verës.

Juventus dhe Barcelona, kanë nisur bisedimet që një kohë për mundësinë e shkëmbimeve të lojtarëve gjatë merkatos së verës.

Të dy klubet ishin dakorduar që t’i shkëmbenin Miralem Pjanicin me Arthur Melon.

Ishte mesfushori i Barcelonës, Arthur Melo, që nuk preferoi t’i bashkohetj italianëve, duke stagnuar këtë shkëmbim.

Gazeta spanjolle, Mundo Deportivo, shkruan se drejtori sportiv i Juvetnusit, Fabio Paratici, ka nisur kontaktet me Dembelen. Sulmuesi francez i ka thënë “po”, bianconerëve për transferimin e tij në Torino.

Federico Bernardeschi pritet të largohet nga skuadra, kurse Juan Cuadrado, po luan më shumë në fazën e mbrojtjes, duke bërë që t’i krijohet hapësirë Dembeles në fazën e sulmit nën urdhëratë e trajnerit Maurizio Sarri.

Dembele ka pasur probleme me lëndime dhe për këtë arsye Barcelona është e gatshme që ta lirojë francezin për një çmim më të lirë.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!