Dembele: Ndaj Dortmundit do të jetë ndeshje speciale për mua

Barcelona dhe Dortmundi, do të takohen të mërkurën në “Camp Nou”, prej orës 20:45, në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Të dy skuadrat janë pjesë e grupit F, Barcelona është në vendin e parë me tetë pikë, kurse Dortmundi në vendin e dytë me shtatë pikë.

Sulmuesi francez Ousmane Dembele, ka folur para ndeshjes ndaj Dortmundit.

Dembele ka thënë se do të jetë ndeshje speciale për të, pasi ai ka qenë pjesë e Dortmundit para tre viteve.

“Dortmund do të jetë ndeshje speciale për mua. Unë kam akoma disa ish shokë skuadre aty. Ne dot ë jemi rivalë, por asgjë nuk ndryshon. U largova tri vite më parë dhe nuk i kam parë që atëherë. Emocionalisht do të jetë e vështirë, por unë do të jem i lumtur që i takoj ata dhe do të luaj kundër tyre”  ka thënë Dembele.

Dembele është rikthyer në formacionin bazë të Barcelonës në ndeshjen e fundit, po ashtu francezi pritet të startoj edhe të mërkurën.