Delegohen gjyqtarët për xhiron e pestë në Superligë

Xhiroja e pestë në Superligën e Kosovës, do të zhvillohet në mesjavë, të mërkurën dhe të enjten prej orës 16:00.

Tri takime do të luhen të mërkurën, tri tjera të enjten.

Federata e Futbollit e Kosovës, i ka caktuar gjyqtarët për ta ndarë drejtësinë në këto ndeshje.

Ndeshjen kryesore të kësaj xhiroje, ndërmjet Llapit dhe Dritës, do ta drejtor Besfort Kosumi, Granit Hyseni e Elvis Bicaj.