Delegohen gjyqtarët për xhiron e 28-të në Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se ka deleguar gjyqtarët për xhiron e 28-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Xhiroja e 28-të në Superligë do të nisë me ndeshjen Arbëria – Trepça ’89.

Këtë ndeshje do ta drejtoj Genc Nuza i asistuar nga Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj.

Kurse ndeshjen Llapi – Drita do ta drejtoj Visar Kastrati i asistuar nga Granit Hyseni dhe Elvis Bicaj.

Selim Isufi do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes Drenica – Prishtina.