Delegohen gjyqtarët për xhiron e 24-të në Superligë

Ndeshjet e xhiros së 24-të në Superligën e Kosovës në futboll do të luhen të premten, të shtunën dhe të dielën.

Xhiroja e 24-të do të nisë me ndeshjet Dukagjini- Feronikeli, që luhet në Klinë dhe Flamurtari- Ballkani, që luhet në Prishtinë.

Federata e Futbollit e Kosovës, ka bërë delegimin e gjyqtarëve për këtë xhiro.

Në ndeshjen Flamurtari – Ballkani, drejtësinë do ta ndaj gjyqtari, Kreshnik Vula, i asistuar nga Benon Këpuska dhe Visar Kelmendi.

Kurse, drejtësinë në ndeshjen Trepça ’89- Drita, do ta ndaj gjyqtari Visar Kastrati.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 24-të, do të luhen prej orës 17:00.