Delegohen gjyqtarët për xhiron e 23-të në Superligë

Superliga e Kosovës në Kosovë, do të rifillojë të premten me ndeshjen Llapi – Dukagjini, pas gati tre muajve për shkak të pauzës së detyruar nga pandemia e coronavirusit.

Federata e Futbollit e Kosovës i ka deleguar gjyqtarët për xhiron e 23-të në Superligën e Kosovës në futboll, e cila do të luhet të premten, shtunën dhe dielën.

Ndeshjen Prishtina – Ferizaj, do ta drejtoj Dardan Çaka, i ndihmuar nga asistentët, Imran Kabashi dhe Fatmir Abrashi, kurse gjyqtar i katërt do të jetë Ilir Mehmeti.

Dueli, Drita- Flamurtari, do të drejtohet nga Selim Isufi.