Delegohen gjyqtarët për xhiron e 20-të në Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës, ka bërë të ditur se janë deleguar gjyqtarët për xhiron e 20-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Xhiroja e 20-të në Superligën e Kosovës, fillon të premten dhe mbaron të dielën.

Ndeshja më interesante e kësaj xhiroje pritet të jetë ajo ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit, në stadiumin “Fadil Vokrri” të shtunën prej orës 17:00.

Derbin ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit, do ta drejtoj, Selim Isufi, i asistuar nga Besnik Morina dhe Driton Preniqi, kurse gjyqtar i katërt do të jetë Isak Cervoiki.

Më poshtë mund t’i shihni të gjithë gjyqtarët e deleguar për ndeshjet e xhiros së 20-të.