Delegohen gjyqtarët për xhiron e 20-të në Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se janë deleguar gjyqtarët për xhiron e 20-të në Superligën e Kosovës.

Xhiroja e 20-të në Superligë do të zhvillohet të premten, shtunën dhe dielën.

Të premten do të luhet Arbëria – Prishtina, ndeshje në të cilën do ta ndajë drejtësinë Shpëtim Murtezi.

Alban Shala do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen Llapi – Gjilani, që luhet të dielën nga ora 13:00.