Delegohen gjyqtarët për xhiron e 19-të në Superligë

Sezoni pranveror në futbollin e Kosovës do të nisë të shtunën tri ndeshje mjaftë interesante.

Kurse, të hënën do të zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera.

Ndeshja më interesante pritet të jetë ajo mes Feronikelit dhe Gjilanit në Drenas, që luhet të hënën nga ora 13:00.

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë delegimin e gjyqtarëve për këtë xhiro.

Dardan Çaka do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen Feronikeli – Gjilani.