Delegohen gjyqtarët për xhiron e 13-të në Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se janë deleguar gjyqtarët për xhiron e 13-të në Superligën e Kosovës.

Ndeshja kryesore e kësaj xhiroje do të jetë ajo ndërmjet Ballkanit dhe Llapit, që luhet të dielën nga ora 13:30.

Në këtë ndeshje drejtësinë do ta ndajë Dardan Çaka i asistuar nga Fatlum Berisha dhe Granit Hyseni.

Ndeshje tjetër interesante pritet të zhvillohet të shtunën mes Gjilanit dhe Drenicës.  Këtë ndeshje do ta drejtor Visar Kastrati, i asistuar nga Imran Kabashi dhe Lumturije Muhadri.

Më poshtë mund t’i shihni delegimet e të gjithë ndeshjeve: