Del Bosque kundër kthimit të Neymarit në Barcelonë

Ish-trajneri i Real Madridit dhe Spanjës, Vicente del Bosque, në një intervistë të gjatë për “El Mundo Deportivon”, u pyet edhe për një rikthim të mundshëm të brazilianit Neymar te Barcelona, por përgjigjja e 69-vjeçarit sigurisht që nuk do t’i pëlqejë “O’Ney”-it dhe fansave të tij.

Ai është një djalë i vështirë. Për mua nuk është një shembull i mirë. Në vlerësimin tim, ai është i shkëlqyeshëm si lojtar dhe nëse më kërkoni t’ju tregoj pesë më të mirët në botë për cilësitë teknike, ai bën pjesë në listën time, por në fushë ai përpiqet të mashtrojë, ai pretendon shumë. Gjithashtu dhe mënyra se si iku nga Barcelona…”

Shumë nga shokët e tij te Barcelona kërkojnë kthimin e tij, por Del Bosque kujton se politikat e klubit nuk i bëjnë futbollistët.

“Janë klubet ata që duhet të vendosin se kush duhet të nënshkruajë dhe kush jo. Nuk duhet t’i kushtoni vëmendje asaj që thonë lojtarët, sepse tashmë ka drejtorë sportivë dhe sekretarë teknikë. Eshtë shumë e vështirë për një futbollist të flasë keq për një futbollist tjetër që ka qenë partneri i tij. Nuk mbaj mend pothuajse askënd që e ka bërë këtë.”