Dekadat e kameramanit anglez: 1999 në luftën e Kosovës, 2019 në ndeshjen e Kosovës

Kameramani angelz, Chris James ka pasur një ditë jo të zakonshme pune natën e mbrëmshme.

James ishte prezent në ndeshjen Angli Kosovë, duke xhiruar një nga ndeshjet më të çmendura të këtyre kualifikimeve.

Mirëpo, për Chris James 8 golat dhe atmosfera fantastike e ndeshjes, nuk ishte aq e veçantë, sa fakti që ai po rikthej 22 vite pas.

Kamermani Chris James kishte qenë në Kosovë gjatë vitit 1997, ku kishte xhiruar nga zonat e luftës e zonat e refugjatëve.

“1997 – Vija e parë frontale e Kosovës, 2019 Angli – Kosovë – dhe asnjëherë një hap prapa”, shkruhej në Tëitter ku ishte shpërndarë fotografia.

Në fotograinë që bëri bujë shihet James me kamerë në dorë duke xhiruar në Kosovë gjatë vitit 1997 si dhe duke xhiruar gjatë ndeshjes së djeshme.

Ndeshja e djeshme përfundoi me 8 gola. Anglezët shënuar 5 herët, ndërsa tanët shuan 3 herë.

Kjo ishte humbja e parë e Kosovës pas 15 ndeshjes pa humbje.