Debatik Curri: E kemi ditur se ndeshja ndaj Trepçës ’89 do të ishte shumë vështirë

Prishtina ka shënuar fitore dramatike ndaj Trepçës ’89, me rezultat 1-2, në kuadër të xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Pas kësaj fitoreje Prishtina është ngjitur në vendin e dytë me 44 pikë, një pikë më pak se Ballkani që është në vendin e parë.

Ndihmës trajneri i Prishtinës, Debatik Curri, ka deklaruar se kanë qenë të përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje dhe se e kanë ditur se do të ishte e vështirë ndeshja për ta.

“Kemi qenë të përgatitur për një rezultat maksimal. E kemi ditur se kjo ndeshje do të jetë shumë e vështirë. Edhe në të kaluarën kemi pasur vështirësi, sidomos në Mitrovicë. Ekipi ka qenë i lodhur sepse çdo tre ditë kemi pasur ndeshje. Jemi të kënaqur më paraqitje, do të kemi pushim deri në javën tjetër për t’u përgatitur sa më mirë”, theksoi Curri.

Në xhiron e ardhshme, Prishtina e pret në shtëpi Llapin.

Shpëtim Idrizi: Trepça ’89 u dënua nga gjyqtari, jo nga Prishtina