De Ligt: Nuk jam penduar që kam zgjedhur Juventusin

Qendermbrojtësi holandez Matthijs De Ligt i’u bashkua Juventusit në verën e vitit 2019-të nga Ajaxi për 85 milionë euro.

Holandezi në verën e vitit 2019-të u kërkua nga Barcelona e disa skuadra të mëdhaja europiane, por vendosi që t’i bashkohet italianëve.

De Ligt ka thënë se nuk është penduar që i’u ka bashkuar Juventusit dhe është i lumtur për këtë vendim të tij.

“Gjithmonë kam menduar se ky ishte vendi më i mirë për mua dhe nuk jam penduar që kam zgjedhur Juventusin. Jam me të vërtetë shumë i lumtur. Për një mbrojtës është gjithmonë një sfidë e madhe të vendosesh në provë si i huaj në një kampionat italian, por unë i adhuroj sfidat e mëdha”, ka thënë mbrojtësi holandez.

21 vjeçari ka thën se është i lumtur që po lua me të njëjtët lojtarë që i shihte në televizion si Bonucci dhe Chiellini.

“Jam me të vërtetë i lumtur që luaj me të njëjtët lojtarë që i shihja në televizion sikur të isha një mbrojtës që duhet ta mësojë këtë rol. Bonucci është me të vërtetë i aftë në ndërtimin e lojës kështu që i flas shumë dhe i kërkoj ato që bën. E njëjta gjë vlen edhe për Chiellini-n, shumë i aftë në markime, provoj të mësoj edhe nga ai. Edhe tek Holanda luaj me Van Dijk, por në fund e rëndësishme është të formosh stilin tënd të lojës dhe jo të imitosh dikë”, ka thënë De Ligt.