De Jong: Ndaj Valencias ndeshja ime më e mirë me fanellën e Barcelonës

Barcelona të shtunën bëri paraqitje perfekte ndaj Valencias, duke shënuar një fitore me rezultat të thellë 5-2, në kuadër të La Ligas.

Në këtë ndeshje shkëlqeu Frenkie De Jong, i cili asistoi dhe shënoi një gol.

Edhe vetë mesfushori holandez ka thënë për mediat spanjolle se kjo ishte ndeshja e tij më e mirë që e ka luajtur deri më tani.

“Bashkëlojtarët me ndihmuan që prej kohës kur jam transferuar. Duhet të adaptohem me situatën dhe klubin. Kjo është ndeshja më e mirë që kam luajtur ndonjëherë”, ka deklaruar ai.

De Jong ka thurur lëvdata edhe për Ansu Fatin i cili është vetëm 16 vjeçar, ku në ndeshjen ndaj Valencias, po ashtu asistoi dhe shënoi një gol.

“Lojtari që tregon këtë kualitet në “Camp Nou”, do të thotë që ka vetëbesim. Ka një të ardhme të mirë”, përfundoi ai.