
Datat kur Kosova zhvillon ndeshjet për kualifikimet për Botërorin "Qatar 2022"
Kombëtarja e Kosovës gjatë ditës së sotme ka mësuar emrat e kundërshtarëve për kualifikimet e Kampionatit Botëror “Qatar 2022”.
“Dardanët”, do të përballen me Kombëtare si Spanja, Suedia, Greqia dhe Gjeorgjia.
Kosova ndeshjen e parë do ta ketë më 24 ose 24 mars të vitit 2021.
Ndeshja e dytë do të luhet më 27 -28 mars 2021.
Ndeshja e tretë do të luhet më 30-31 mars 2021.
Ndeshja e katërt do të luhet më 1-2 shtator 2021.
Ndeshja e pestë do të luhet më 4-5 shtator 2021.
Ndeshja e gjashtë do të luhet më 7-8 shtator 2021.
Ndeshja e tetë do të luhet më 11-12 tetor 2021.
Kosova do t’i luajë edhe dy miqësorë në muajin nëntor me datat 11-13 nëntor dhe 14-16 nëntor, pasi në këto data grupet tjera që janë me nga gjashtë skuadra do t’i zhvillojnë ndeshjet e fundit kualifikuese.
Ekipet fituese të 10 grupeve do të kualifikohen direkt në Kupën e Botës, derisa atyre do t’iu shtohen edhe 3 ekipe tjera që do të arrijnë të fitojnë “play-off”-in, në të cilin do të marrin pjesë 10 vendet e dyta si dhe dy ekipe që vijnë nga Liga e Kombeve.
Hidhet shorti për “Qatar 2022”, Kosova në grup me Spanjën e Suedinë