Datat kur Kosova do të luajë me Spanjën

Kombëtarja e Kosovës A në futboll kualifikimet në për Kampionatin Botëror “Qatar 2022”, do t’i nisë ndaj Suedisë.

“Dardanët” më 28 mars do të takohën me Suedinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Kurse, sfida e shumë pritur me Spanjën do të luhet më 31 mars, Kosova do të luajë si mysafir në këtë ndeshje.

Djelmoshat e udhëhequr nga Benard Challandes, Spanjën do ta presin në Prishtinë më 8 shtator të vitit 2021.

Kosova është në Grupin B, më kombëtare si Spanja, Suedia, Greqia dhe Gjeorgjia.

Orari i ndeshjeve për të Kosovës për kualifikimet e Botërorit 2022: 

28 mars 2021 / Kosovë – Suedi

31 mars 2021/ Spanjë – Kosovë

2 shtator 2021 / Gjeorgji – Kosovë

5 shtator 2021 / Kosovë – Greqi

8 shtator 2021 / Kosovë – Spanjë

9 tetor 2021 / Suedi – Kosovë

12 tetor 2021 / Kosovë – Gjeorgji

14 nëntor 2021 / Greqi – Kosovë