‘Dardanet’ nisen për në Gjermani për ndeshjen ndaj Rusisë

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave, do të grumbullohen në Wisbaden të Gjermanisë, për tu përgatitur për ndeshjen ndaj Rusisë, të cilën e zhvillojnë të premten prej orës 18:00, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2021.

Futbollistet vendore së bashku me përzgjedhësen Aferdita Fazlija dhe stafin e kombëtares kanë udhëtuar për në Gjermani, kurse pjesa tjetër e futbollisteve do t’i bashkohen grupit në Wiesbaden.

Dardanet do t’i zhvillojnë dy stërvitje para ndeshjes ndaj Rusisë.

Kosova deri më tash ka zhvilluar tri ndeshje në kuadër të këtyre kualifikimeve, duke realizuar dy fitore e një humbje

 

Lista e futbollistëve për ndeshjen kundër Rusisë

1.Besarta  Leci
2.Modesta Uka
3.Florentina Kolgeci
4.Fjolla  Shala
5.Feride Kastrati
6.Edona Kryeziu
7.Donjeta Halilaj
8.Valentina Limani
9.Besarta Hisenaj
10.Flutër Agaj
11.Flaka Aslanaj
12.Besiana Reçica
13.Leonora  Ejupi
14.Erëleta Memeti
15.Alberina Syla
16. Blerta Smaili
17.Liridonë Syla
18.Kaltrina Biqkaj
19.Blerta Shala
20.Lavdije Behramaj
21.Fleta  Musaj
22. Edona Kastrati
23.Besijana Pireci