“Dardanët” me super koreografi për ndeshjen Kosovë - Mali i Zi (Video)

Ndeshja Kosovë – Mali i Zi ka filluar në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Gjatë intonimit të himnit të Kosovës, tifozëria zyrtare e Kosovës – “Dardanët”  kanë realizuar super koreografi me imazhin e Vedat Muriqit, të shfaqur me mbishkrimin “Besa Besë”.

Aktualisht është duke u zhvilluar minuta e 27-të dhe rezultati është 1 me 0 për kombëtaren e Kosovës.