“Dardanët” mbajnë stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj Moldavisë

Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur stërvitjen e fundit në stadiumin “Fadil Vokrri”, para ndeshjes ndaj Moldavisë.

“Dardanët”, sot kanë qenë të kompletuar në stërvitjen e fundit.

Stërvitjen e Kosovës e udhëheqi Muharrem Sahiti i cili po e zëvendëson Bernard Challandesin i cili është i infektuar me coronavirus.

Kosovë – Moldavi, do të luhet të mërkurën nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë në kuadër të Grupit 3, të Ligës C në Ligën e Kombeve.