“Dardanët” e zhvillojnë stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj San Marinos

Kombëtarja e Kosovës sot ka zhvilluar stërvitjen e fundit para miqësores ndaj San Marinos.

Kosova do të përballet me San Marinon të mërkurën nga ora 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë

Në stërvitjen e sotme kanë qenë të pranishëm edhe dy prurjet e reja, Astrit Selmani dhe Bashkim Ajdini.

Atyre mirëseardhje u ka shprehur përzgjedhësi Bernard Challandes, teksa duke pasur parasysh se në fundjavë kishin ndeshje me klubet e tyre në këtë seancë bën stërvitje të diferencuar nga pjesa e tjetër, me disa vrapime të lehta dhe ushtrime fizike.

Stërvitje të veçantë në kampin e Dardanëve ka bërë edhe Milot Rashica. Ndërkohë, para stërvitjes në konferencë për media janë paraqitur përzgjedhësi Bernard Challandes dhe qendërmbrojtësi Amir Rrahmani.