Dardan Çaka do ta ndajë drejtësinë në derbin Drita – Gjilani

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se komisioni për delegimin e gjyqtarëve ka caktuar tashmë gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjet e xhiros së 31-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Drejtësinë në ndeshjen kryesore të kësaj xhiroje ndërmjet Dritës dhe Gjilanit, do ta ndajë gjyqtari Dardan Çaka i asistuar nga Edmond Zeqiri dhe Fatmir Krasniqi. Shpëtim Murtezi do të jetë gjyqtarë i katërt, ndërkaq, Selim Isufi dhe Alban Shala do të jenë gjyqtarë prapa portave.

Ndeshjen tjetër ndërmjt Ballkanit dhe Prishtinës, do ta drejtojë Gramos Shala.

Më poshtë mund t’i gjeni të gjithë të deleguarit e plotë për këtë xhiro: