Dardan Berisha më i miri (MVP) i xhiros së shtatë në Superligen e Basketbollit

Java e shtatë në Superligen e Basketbollit dhuroi mjaftë takime interesante, ku më kryesori ishte derbi në mes të Pejës dhe Golden Eagle Yllit.

Pikërisht nga kjo ndeshje është përzgjedhur edhe MVP-ja i xhiros së shtatë në Superligen e Basketbollit.

Dardan Berisha që është përzgjedhur si lojtari më i mirë i javës, pasi ndaj Yllit shënoi 23 pikë, pati 6 kërcime, 6 asistime si dhe po ashtu rrëmbeu topin në një moment gjatë ndeshjes.

Peja pas kësaj fitore gjendet në pozitën e parë në tabelë me gjashtë fitore dhe një humbje dhe meritat më të mëdha për këtë i takojnë kapitenit të pejanëve, Dardan Berisha.

Berisha këtë edicion të garave ka mesatare prej 22.5 pikë, 4.8 kërcime dhe 4.3 asistime.

Ndërkohë sipas njoftimit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, top basketbollistët me indeksin më të lartë në xhiron e shtatë janë basketbollistët.

Tre basketbollistë nga Prizreni 16, një nga Trepça dhe një nga Bashkimi.

‘’Top basketbollistët me mesataren më të lartë për xhiron e shtatë janë edhe: Courtney Fells nga Prizreni 16, Amin Hot i Trepçës, Urim Zenelaj i Prizrenit 16, Ivan Koljeviq i Prizrenit 16 dhe Andi Shehu i Bashkimit”, thuhet në njoftimin nga FBK-ja.