Dardan Berisha: Angazhimi i madh solli fitoren ndaj Danimarkës

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës në basketboll, Dardan Berisha është shprehur i lumtur për fitoren ndaj Danimarkës.
ai ka shtuar se angazhimi i madh i tyre ia solli Kosovës fitoren në natën e sotme.

“Mbrojtja dhe atmosfera në ekip e kanë fituar takimin. Kemi qenë të dëshpëruar pas humbjes me Norvegjinë. Por pas asaj disfate jemi bashkuar edhe më shumë dhe kemi luajtur si ekip. Kemi bërë mbrojtje të fortë dhe kemi luftuar deri në fund. Kjo është arsyeja që e kemi fituar ndeshjen. I përgëzoi lojtarët dhe tifozët të cilët na kanë ndihmuar ta fitojmë këtë ndeshje”, deklaroi Berisha.

Kosova e mposhti Danimarkën me shifrat 78:73, ndeshje e cila u zhvillua në Prishtinë.

Basketboll, Kosova shënon fitore të madhe ndaj Danimarkës