Juventus' Brazilian defender Danilo jumps over Ferencvaros' Albanian forward Myrto Uzuni to pass the ball during the UEFA Champions League Group G football match Juventus vs Ferencvaros on November 24, 2020 at the Juventus stadium in Turin. (Photo by MIGUEL MEDINA / AFP) (Photo by MIGUEL MEDINA/AFP via Getty Images)

Danilo: Roma mund ta fitojë Scudetton

Juventusi dhe Roma do të përballen të shtunën nga ora 18:00.

Kjo ndeshje luhet në kuadër të xhiros së 21-të në Serie A.

Juventusi pozicionohet në vendin e katërt me 39 pikë, një pikë më pak se Roma që është në vendin e tretë, por bianconerët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Para ndeshjes së shtunës, ka folur edhe mbrojtësi i Juventusit, Danilo, duke thënë se Roma janë njëra prej skuadrave që mund ta fitojë titullin.

“Besoj se Roma janë njëra prej skuadrave më të mira në Itali, ata kanë një trajner të fortë dhe kualitativ. Mendoj se ata mund ta fitojnë Scudetton”, ka deklaruar Danilo për Sky Sport Italia.

Braziliani ka folur edhe për humbjen ndaj Interit në Serie A, duke treguar se kanë reflektuar pas asaj humbje.

Juventusi në mesjavë e mposhti Interin në shtëpi me rezultat 1-2, në kuadër të Kupës së Italisë.