Dani Ceballos mbetet te Arsenali edhe për një sezon

Arsenal në verën e vitit 2019, e huazoi mesfushorin spanjoll Dani Ceballos nga Real Madridi për një sezon.

Por, duket se anglezët dëshirojnë ta mbajnë në skuadër edhe për një sezon tjetër spanjollin.

Evening Standard shkruan se trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta dëshiron ta mbaj në skuadër 23 vjeçarin spanjoll, pasi llogaritë në të për sezonin e ardhshëm.

Ceballos në këtë sezon i ka bërë vetëm 14 paraqitje në Premierligë duke i bërë dy asistime.