Dani Alves për jetën e Parisit thotë se ka racizëm

Dani Alves duket se nuk ka kaluar periudhë të mirë në qytetin e Parisit.

Braziliani luajti për dy vite në Paris Saint –Germain, duke u paraqitur në 48 ndeshje.

Alves ka thënë se Parisi është qytet stres dhe i mërzitshëm i cili nuk i pëlqeu atij.

”Është një qytet stresues. Nuk më pëlqeu shumë. Nëse shkoni në Paris për një javë, do të jetë udhëtimi i jetës suaj, por më gjatë se kaq dhe do të mërziteni”, ka thënë Alves për revistën GQ.

36 vjeçari ka thënë se në Paris janë racistë.

“Më kujton pak Sao Paulo, por atje, ata janë racistë të m*tit. Shumë prej tyre. Ata nuk më thanë asgjë mua sepse e dinin që une do t’ia tregoja vendin, por e pashë atë afër miqve të mi”,, ka thënë ai.

Tani Dani Alves, është duke luajtur në Sao Paulo.