Damiano Tommasi kërkon që ndeshjet në Serie A të luhen në mbrëmje

Serie A, do të nisë më 20 qershor, prej pauzës pre tre muajve të detyruar nga pandemia e coronavirusit.

Italia njihet si njëri prej vendeve më temperatura të larta gjatë sezones së verës.

Në këtë vit, Serie A, do të luhet nga 20 qershori deri më 2 gusht.

Ndeshje në Serie A, do të ketë çdo ditë sipas mediave italiane, dhe është paraparë që të luhet në katër orare, 17:15, 19:30, 21:00 dhe 21:45.

Presidenti i Asociacionit të Futbollistëve në Itali, Damiano Tomassi, i ka bërë thirrje krerëve të Serie A, që ndeshjet të luhen në mbrëmje gjatë verës.

Tomassi i ka sugjeruar që ta ndjekin shembullin e La Ligas, që të luhen ndeshjet vetëm në mbrëmje.

“Kjo ka të bëjë me sigurinë e shëndetit të lojtarëve. Shpresoj që mos të jetë problem çështja e kohës së zhvillimit të ndeshjeve. Shpresoj që të gjithë të marrin vendim të logjikshëm. Shpresoj që të mësojmë nga La Liga dhe të luajmë natën”, ka thënë Tommasi për “Rai Sport”.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!