Daliq: Pësuam gol në hapësirën ku ushtruam për shtatë ditë

Kroacia u mposht me rezultat 1-0, nga Anglia, në ndeshjen hapëse të “Euro 2020”.

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliqt ka deklaruar pas ndeshjes së për shtatë ditë ushtruan që mos ta bënin gabimin që e bërë në ndeshjen e sotme.

Ai pret që lojtarët e tij të fitojnë në ndeshjen e radhës ndaj Çekisë më 18 qershor.

“Urime Anglisë për fitoren, por po ashtu edhe djemve tanë. Ishte një ndeshje e vështirë, kohë e vështirë me lagështi. Ne bëmë një gabim që e ushtruam për shtatë ditë për mos ta bërë. Le të vazhdojmë tani, qëllimi ynë është ta kalojmë grupin. Përsëri, kemi bërë shumë pak përpara, por do ta rregullojmë atë pjesë në dy ndeshjet e radhës”, ka thënë Daliq pas ndeshjes.

Southgate i lumtur për fitoren ndaj Kroacisë