Daliq edhe për 3 vjet në krye të kombëtares së Kroacisë

Zlatko Daliq do të jetë edhe për 3 vitet e ardhshme në krye të Kombëtares së Kroacisë në Futboll.

Kjo është bërë e ditur nga ana e Federatës Kroate të Futbollit përmes një postimi në Twitter.

Daliq ka suksese të jashtëzakonshme me kombëtaren kroate. Ai udhëhoqi Kroacinë deri në Finale të Kupës së Botës, por që në fund pësuan nga Franca.

Ai po ashtu ka arritur që të kualifikojë kombëtaren kroate për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

“Falënderoj Presidentin Kustiq dhe kryesinë e Federatës për këtë besim. E kam thënë shumë herë se për mua nuk ka krenari më të madhe se të drejtoj kombëtaren e Kroacisë. Jam i bindur se do të kemi një atmosferë të paharrueshme dhe mbështetjen e tifozëve tanë dhe ky imazh është një motiv i jashtëzakonshëm për mua që të vazhdoj punën”, tha trajneri Daliq.