Dalin rezultatet për COVID019 për lojtarët dhe stafin e Kombëtares së Kosovës U21

Federata e Futbollit e Kosovës, ka njoftuar se lojtarët dhe stafi i Kombëtares së Kosovës U21, kanë rezultuar negativ në testin e kryer për COVID-19, nga laboratori i licencuar i UEFA-s.

Kosova U21, të enjten do të luaj ndaj Anglisë U21, në kuadër të kualifikimeve në Europianin 2021.

Përzgjedhësi i Kosovës, Rafet Prekazi, për këtë ndeshje ka grumbulluar edhe dy futbollistë nga lista paraprake, portierin Ardit Nika dhe mesfushorin e Prishtinës Qëndrim Zyba.

Gjatë ditës së sotme Kosova U21, do ta zhvilloj stërvitjen e fundit në stadiumin “Fadil Vokrri”, nga ora 17:30.